Anglia dhe Uellsi pritet të goditen sot nga stuhia “Helene”, sipas njoftimit të autoriteteve vendase. Erërat do të jenë të forta me shpejtësi që shkon deri në 112 kilometra, duke u bërë një potecial i rrezikshëm për të shkaktuar dëme materiale.

Stuhia “Helene” pritet të sjellë kaos në këto shtete. Erërat e forta mund të shkulin pemët, duke u bërë rrezik për njerëzit por edhe për automjetet. Priten gjithashtu reshje të dendura shiu përgjatë natës në të gjithë Anglinë veriore. Në disa zona, autoritetet kanë dhënë paralajmërim të verdhë, duke u bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të jenë në dijeni se çfarë pritet të ndodhë.

Por, çuditërisht temperaturat do të jenë të larta, duke shkuar deri në 27 gradë Celsius. Ajri do të jetë i ngrohtë e ndikuar nga rrymat që vijnë nga Evropa jugore, nga Franca dhe Spanja. Janë Londra, Birmingham dhe Londra lindore që po përjeton rritje temperaturash.

/tvklan.al