Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i Ardian Nikulajt, ka kërkuar në Gjykatën e Lezhës zëvendësimin e masës së sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Kështu ka deklaruar avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, në një deklaratë për gazetarët pas seancës së sotme.


Avokati deklaroi se sot u kërkua rishikim i masës së sigurisë, ndërsa Prokuroria i dorëzoi palës mbrojtëse të gjithë fashikullin hetimor për këtë krim.

Për t’u njohur me aktet e prokurorisë në fashikullin hetimor, avokatit të portugezit Ruben Saraiva ju dha kohë dhe u caktua data 20 Mars për seancën e radhës, ku pala mbrojtëse do të japë shpjegime pasi të ketë studiuar dosjen.

Avokati deklaroi se Ruben Saraiva është person nën hetim dhe jo i akuzuar zyrtarisht si ekzekutor i Ardian Nikulajt, ngjarje e ndodhur në Shëngjin më 19 Prill 2023.

/tvklan.al