Portugezi Ruben Saraiva është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Lezhës ku ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Pavarësisht argumenteve të paraqitura nga avokati i tij se nuk ka asnjë provë që vërteton përfshirjen e tij në këtë ngjarje, gjykata vendosi ta lërë atë në burg.

Mbrojtësi i tij ligjor tha pas seancës se klienti i tij është i pafajshëm dhe se i ka kërkuar prokurorisë që të zgjerojë hetimet, kjo edhe duke u bazuar në të dhënat që kanë dalë nga dosja Metamorfoza.

Tv Klan