Ashtu siç parashikonte armëpushimi Rusia ka nisur tërheqjen e trupave nga qytetet strategjike gjeorgjiane. Mëse 24 orë pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga presidenti francez Nicolas Sarkozy trupat ruse dhe tanket po largohen nga qyteti Gore, i cili ndodhet fare pranë Osetisë Jugore.

Ministria e brendshme gjeorgjiane ka njoftuar gjithashtu se trupat ruse tashmë janë larguar dhe nga porti në detin e Zi duke bërë që ai dhe Gore të rikthehen në pushtetin e Tbilisit. Situata duket e qetë, pa provokime të dyanshme duke forcuar optimizmin për arritjen e plotë të armëpushimit, e cila pritet të konkretizohet flakë rezolutës franceze në këshillin e sigurimit. Ndërkaq Rusia ka nisur procesin e hetimit ndaj forcave gjeorgjiane për gjenocid me qëllim zhdukjen e etnive ruse.

Ndonëse bashkimi Evropian po luan çdo gur në rrugë diplomatike për të rikthyer paqen ën Kaukaz, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk qëndrojnë duarkryq, sekretarja amerikane e shtetit Condolezza Ricce ka nisur zyrtarisht turin në Paris dhe Tbilis për të dhënë zyrtarisht ndihmën e shteteve të Bashkuara në këtë proces./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj