Ndërsa në terren dëgjohen më pak të shtëna në fushën diplomatike goditjet mes shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë janë mjaft të rënda, ndonëse shefi i Pentagonit Robert Gates deklaroi, se Uashingtoni nuk dëshiron rikthimin e luftës së ftohtë. Në një konferencë për shtyp shefi i pentagonit deklaroi se politikat agresive të Rusisë do të kenë pasoja të thella në marrëdhëniet amerikano ruse për vite të tëra.

Pentagoni do t’i rishohë raportet e veta me Moskën pas operacioneve të saj në Gjeorgji, tha Gates duke shtuar se personeli ushtarak amerikan në Gjeorgji do të përfshihet në misione humanitare dhe nuk ka nevojë që Shtetet e Bashkuara të përdorimin forcën gjatë këtij konflikti. Fjalët e Gates vijnë ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kërcënoi se Gjeprgjia nuk do të marrë nën kontroll rajonin separatist të Osetisë së jugut. Udhëheqësit e Ksinvalit dhe provincës tjetër Filoruse të Abkazisë kanë përsëritur ndërkaq kërkesën për pavarësi nga Gjeorgjia.

Trupat ruse mësohen të kenë shkatërruar qytetet gjeorgjiane të Gorit dhe atij bregdetar të Potit. Ka pasur shpërthime dhe qytetet po minohen, denoncoi Shota Utiashvili, zëdhënës i ministrisë së brendshme në Tbilisi duke thënë se trupat ruse nuk janë larguar ashtu siç premtuan, por thjesht janë reduktuar në numër.

Sekretarja amerikane e shtetit Condolezza Ricce, u takua me presidentit Francës Nicilas Sarkozy, i cili dhe ndërmjetësoi armëpushimin mes Tbilisit dhe Moskës. Ricce tha se është koha për ti ardhur fund këtij konflikti dhe të respektohet integriteti territorial i Gjeorgjisë. Sekretarja amerikane e shtetit do të udhëtojë drejt kryeqytetit të Gjeorgjisë Tbilisit./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle

Montazh: Vilma Halilaj