Aktori Gentian Zenelaj, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, deklaroi se duhen shmangur linçimet publike, sin ë rastin e Elseid Hysajt.

Sipas tij, këto e dëmtojnë lojtarin, ndërsa shtoi se duhet durim për rezultate.

Kam parë në portale, çudira dhe linçime. Ai djali u detyrua të mbyllë rrjetet sociale. Ne këtu kemi qenë kur pretendonim të rrihnim Gjerorgjinë dhe Moldavinë, ndërsa tani pretendojmë të rrahim Italinë. Duhet durim.

Edhe Greqia, që u shpall kampione Europe iu dëshën 20 vite investim për të arritur aty. Jam i lumtur që kemi një tifozeri paqësore, nuk thyejnë dhe nuk prishin. Duhen shmangur këto linçimet publike. Atë djalin e dëmtojmë shumë.”, deklaroi Zenelaj.