Këtë të shtunë, radhën e kanë italianët për t’iu drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur 76 përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian. Në këtë vend votohet përgjatë 2 ditëve, për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve.

Favorite është e djathta e kryeministres Georgia Meloni. Italia është vendi i tretë me numrin më të lartë të eurodeputetëve, pas Gjermanisë dhe Francës që votojnë në atë që konsiderohet e “diela e madhe” e zgjedhjeve që zhvillohen në 2/3 e vendeve anëtare.

Këtë të shtunë votohet edhe në Sllovaki. Me paterica para kutisë së votimit, kyreministri Robert Fico u shfaq për të parën herë në publik pas atentatit që për pak i mori jetën më 15 Maj.

Natën e të premtes edhe kryeministrja daneze Mete Frederiksen u dhunua nga një burrë për arsye ende të paqarta, teksa ecte më këmbë në qendër të Kopenhagenit. Gjendja shëndetësore e saj është e mirë, ndërsa akti u dhunua nga liderët e unionit.

Krahas Italisë dhe Sllovakisë, këtë të shtunë votohet edhe në Maltë e Letoni. Nga shtetet që kanë votuar deri më tani, Holanda, Çekia dhe Irlanda, tendenca është për një nivel thuajse të barabartë mbështetjeje për të djathtën radikale dhe grupet liberale.

Tv Klan