Zgjedhjet e përgjithshme lokale të tetorit ndryshojnë datën e zhvillimit të javës së tretë të futbollit që nuk do të zhvillohet ditën e shtunë më 30 shtator siç ishte data e kalendarit, por ditën e enjte më 28 shtator, por sipas vendimit të posaçëm që ka marrë Federata Shqiptare e Futbollit.

Apolonia do të luajë me Tiranën, Skënderbeu me Vllazninë, Lushnja me Shqiponjën, Bylis me Shkumbinin, Besëlidhja me Besën, Tomorri dhe Teuta dhe nëpër qytet, ndeshja më e rëndësishme Dinamo me Flamurtarin. Siç dihet pas dy javëve do të luajnë dy skuadra kryeqytetase Tirana dhe Dinamo me nga 6 pikë secila./tvklan.al