Zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara ditën e diel në komunën e Kasharit kanë nxjerrë fitues kandidatin e PD Besnik Fuçia. Sipas komisionit zgjedhor të qeverisjes vendore, por edhe të komisionit qendror të zgjedhjeve në përfundim të numërimit të votave.

Fuqia u rendit në krye të kandidaturave duke marrë 2764 vota, në vend të dytë është renditur kandidati i LSI Alfred Bakalli me 1618 vota, duke arritur të marrë shumë vota se kandidati i PS Sinan Egra, i cili është renditur i fundit në garë me 1184, pas kandidatit të pavarur Rustem Murati, që ka marrë 1268 vota.

Ky rezultat mes kandidatëve të së majtës ka filluar dhe më tej hendekun mes PS dhe LSI, e cila në këto zgjedhje konfirmohet si forcë e parë opozitare. Numërimi i votave ka nisur rreth orës 22 të mbrëmjes së kaluar dhe ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. KQZ e ka vlerësuar procesin si nga më të rregulltit e zhvilluar gjatë këtyre viteve.

Çlirim Gjata: “Kemi pasur një proces brenda të gjitha standardeve të kërkuara. Përsa i takon punës së KQZ-së në administratën zgjedhore dhe për këtë ajo administratë zgjedhore meriton, duke përfshirë edhe stafin e KQZ-së që ishte në terren, meriton një vlerësim maksimal. Më në fund po kemi një administratë që e di përgjegjësinë zgjedhjeve.”

Ky proces votimi u zhvillua disa muaj pas shkarkimit të kryetarit të komunës Faik Fejzo, i cili ndodhet i arrestuar nën akuzën e korrupsionit./tvklan.al

Gazetare: Anila Rama