Ilir Meta: “Do të kishim dëshiruar që sot të ishim forca fituese e zgjedhjeve në Kashar, por pavarësisht nga rezultati unë dua të falënderoj Lëvizjen Socialiste për Integrim në komunën e Kasharit dhe kandidatin tonë Alfred Bakalli, për atë shpirt gare që ata demonstruan që në fillim. Ky rezultat me një rritje shumë të dukshme brenda një viti, është  një tregues tepër pozitiv për të ardhmen. Me pak fjalë sot forcë e dytë, pas një viti forcë e parë.”

Valentina Leskaj: “Natyrisht që zgjedhjet në Kashar është një garë do të thosha shumë simbolike, një garë mes dy individëve që nuk ka të bëjë le të themi  me të ardhmen e zgjedhjeve, ne shikojmë nga 2009.”/tvklan.al