Iluzionet optike përdorin perceptimin vizual për të  zbuluar aspekte të panjohura të karakterit duke  përzier psikologjinë me artin. Testet me  iluzione optike sfidojnë trurin për të prioritizuar një imazh dhe kjo shfaq përgjigjet tona emocionale, si i marrim vendimet dhe preferencat.  Me një shikim, mund të zbulojmë diçka më shumë për veten.

Të njëjtën gjë mund të bëni edhe më poshtë. Shihni pemët dhe zgjidhni njërën prej tyre. Secila nënkupton një tipar të karakterit ndaj pema që përzgjidhni është aspekti dominant i personalitetit tuaj.

Pema 1 – përgjegjshmëria

Nëse zgjodhët pemët e parë, jeni njeri i përgjegjshëm nga natyra dhe i qaseni gjërave duke përzier humorin me zgjuarsinë. Përgjegjshmëria  që keni ju ndihmon që të përballeni me gjërat drejtpërdrejt. Por prirja që keni drejt qetësisë është njëkohësisht pika juaj e fortë dhe e dobët. Kërkoni paqen dhe ndonjëherë anashkaloni luftën për atë që është e drejtë. Shtegu drejt paqes është një themel për marrëdhënie të shëndetshme familjare dhe pune.

Pema 2 – bashkëpunimi

Jeni natyrë bashkëpunuese dhe pika juaj e fortë është që merreni vesh me çdokënd. Jeni shumë i durueshëm dhe kjo ju mundëson të dëgjoni ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj. Kjo ju ndihmon që të ‘shkriheni’ në personin më të përshtatshëm për detyrën që ju vjen përpara. Në planin afatgjatë, kjo  mund të jetë problematike sepse mund të humbni origjinalitetin.

Pema 3 – bujaria

Jeni një njeri shumë bujar që nuk heziton të ndihmojë të tjerët. Intelekti i pasur ju lejon të gjeni zgjidhje për çdo problem. Gjithashtu mund të parashikoni problemet e së ardhmes të afërt dhe të merrni masat e duhura.

Pema 4  – krijimtaria

Jeni një njeri që bie gjithnjë në sy për shkak të krijimtarisë që shpaloset në gjithçka bëni. Kreativiteti që ju shoqëron bën që jo vetëm të tejkaloni sfidat, por edhe të merrni shpërblimet e rrugës së vështirë që zgjidhni. Ndjeshmëria që keni ndaj krijimtarisë në jetën e përditshme ju motivon që të ndiqni ambiciet tuaja.

Pema 5 – puna

Jeni njeri shumë punëtor dhe mund t’ia dilni mbanë me çdo problem. Vendosmëria e palëkundur ju bën të mos lini gur pa kthyer që të arrini suksesin. Jeni shumë të aftë për të përmbushur detyrat dhe  kjo ndihmon shumë për të mbërritur pikën kulmore në karrierën tuaj.

Pema 6 – imagjinata

Jeni person shumë dinamik, sidomos në qasjen ndaj punës. Nuk ju pëlqen të ndiqni rrugën e zakonshme që kanë shtruar të tjerët. Ju keni një vizion dhe shtroni rrugën tuaj në mënyrë perfekte për të mbërritur në destinacione mahnitëse. Shpirti inovator që keni jehon emrin tuaj duke i dhënë meritat që i takojnë./tvklan.al