Mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” ishte i ftuar një personalitet i artit shqiptar, një nga drejtuesit ekselentë të orkestrave shqiptare, maestro Zhani Ciko.

Ai u vendos për herë të parë para 10 gazetarëve të vegjël në një rrëfim interesant. Një rrëfim personal, që nis me fëmijërinë e tij në një familje muzikantësh deri te jeta e tij sot.

Jolie: Zhani, ti muzikant ke lindur?

Zhani: Ne kemi lindur njësoj, por jeta të bën muzikant. Pasioni është diçka që e kanë gjithë fëmijët. Unë linda në një familje artistët. Babai ka studiuar në Rumani, Itali, Austri! Nikolla Zoraqi, daja, studionte violinë. Për ta filluar muzikën ka vetëm një herë, sa më i vogël të jesh./tvklan.al