Kjo është rruga “Çamëria” e mbipopulluar me tregtarë. Sot kalimi do të jetë më i lirë, pa ambulantët e rrugës. Policia e Rendit pas njoftimit të djeshëm për lirimin e trotuareve ka ndërhyrë sot në mënyrë që asnë mall të mos kalojë jashtë dyqaneve të ngritura. E njohur me emrin “tregu çam” këtu shiten mallra me shumicë dhe pakicë. Për këtë spostim tregtarët ankohen pasi kjo është mënyra e vetme e reklamimit të mallit të tyre.

Por, kjo rrugë ka patur dhe tregtarë ambulantë të cilët kanë hyrë në brendësi të pallateve duke lënë trotuarin. Kështu çdo ditë duken se po shtohen hapësirat e lira të këmbësorëve. Për këtë bashkia ka ngritur vende të posaçme jo shumë larg vendeve të banuara. Ky është tregu i ri pranë Stacionit të Trenit i veshmbathjeve dhe i rrobave të përdorura. Në këtë territor prej 6500 metra katrorë, janë mbledhur tregtarët e rrugës. Tek Medreseja, Stacioni i Trenit dhe paguajnë për 6 metër katrorë vend, 5 mijë lekë të vjetra në muaj.

Pronarët janë privatë të cilët me lejen e bashkisë kanë ngritur këtë treg. Për t’i ardhur në ndihmë urdhrit të institucionit për largimin e shitësve ambulantë./tvklan.al