Edicioni i tretë i Konkursit Ndërkombëtar për artet pamore u çel këtë vit  në kuadër të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar. Kjo ekspozitë mban emrin “Buza”, në nder të piktorëve Abdurrahim, Kujtim dhe Sokol Buza.

Në këtë edicion të tretë aplikuan gjithsej 161 punime nga 83 artistë të cilët vinin nga shtete të ndryshme të botës si Kosova, Maqedonia, Zvicra, Polonia, Austria, Anglia, SHBA dhe vende të tjera.

Konkursi organizohet nga shoqata “Mbrojtja, Integrimi dhe Socializimi i Artistëve me Aftësi të Kufizuar” nën kujdesin e Ylli Pangos, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në fund juria shpalli fitues 3 konkurrentë, Bajram Morinën nga Kosova, Ervin Theodhorin, Shqipëri dhe Andreas Kel, Estoni. Artistët pjesëmarrës konkurruan për çmimin e parë me vlerë 2000 dollarë, për 2 çmime të dyta 1500 dollarë, 2 çmime të treta 1000 dollarë dhe 2 çmime speciale 500 dollarë.

Organizatorët e ekspozitës shprehen se synojnë që këtë veprimtari të për dy  vjetshme ta kthejë në një festival ndërkombëtar. Konkursi ndërkombëtar të artistëve me aftësi të kufizuar “Buza” zhvillohet çdo 2 vjet dhe në tre edicionet e tij kanë marrë pjesë më shumë se 200 artistë./tvklan.al