Në jug të Malit të Zi në qytetin bregdetar të Ulqinit motivet e këngës popullore e qytetare ndezën mijëra bashkatdhetar. Maratona bashkëpunimi i suksesshëm i televizonit Klan dhe promotorë përcolli larminë e muzikës qytetare të trevave të ndryshme shqiptare në skenën e bukur ngritur në shëtitoren kryesore të qytetit.

Ulqinakët dhe turistët e shumtë jo vetëm që shoqëruan këngëtarët duke kënduar bashkërisht, por edhe hodhën valle nën ritmet popullore.

Evis Mula: “Është një këngë krejtësisht e re e kompozuar nga im atë titullohet “E bukur përnjëmend”. Është një këngë e cila kemi marrë spunto dhe i dedikohet bukurisë shkodrane, vajzave shkodrane.”

Një tjetër këngëtar mjaft i pëlqyer i edicionit të 3 të maratonës së këngës popullore, thotë se përpunimi i një këngë popullore është më i vështirë sesa krijimi i një kënge të re.

Daniela Kostandini: “Si kantautor si ndiheni në përpunimin e këngës popullore?

Françesk Radi: “Në fakt është një kënaqësi që unë marr pjesë në këtë maratonë të bukur të këngës popullore, por diçka duhet të them që të përpunosh një këngë popullore është me të vërtetë diçka e vështirë. Unë kam ardhur këtu me një këngë të vjetër kosovare “Si dukat i vogël je”për ta sjellë në sensin e natyrës time si Franko.”

E sa kaq më të entuziazmuarit e publikut ulqinak ishin të rinjtë, për të cilët koncerte të tilla duhet të realizohen më shpesh.

“Mrekullueshëm, tepër fantastik. Unë them që për çdo verë bën mirë që ju të vini këtu të bëni një spektakël. Për ne rininë është kjo kënaqësi më e madhe.”

“Shumë mirë.”

“Po, po kënaqemi shumë, po me pëlqen. Me vjen mirë se është bërë një organizmin i tillë.”

Për mikpritësin e koncertit, kryetarin e bashkisë Gëzim Hajdinaga, maratona e këngës popullore e qytetare është një eveniment të cilin ulqinakët nuk kishin përse ta humbisnin.

Gëzim Hajdinaga: “Mua më vjen mirë që u organizua edhe në qytetin tonë, pra në qytetin e Ulqinit. Qytet ky që në këtë fund korriku apo në fillim gushti pesëfishohet në numrin e banorëve. Ne si qytet tashmë me traditë turistike në këtë muaj të verës përpos plazhit dhe ditëve me diell kemi edhe shumë programe kulturore, që pra edhe maratona është këtu.”

E mundësuar nga kompania e telefonisë celulare Vodafon më mbështetjen e fuqishme të ministrisë së kulturës, nën kujdesin e veçantë të ministrit zotit Ylli Pango. Magjia e maratonës së këngës popullore do të prekë të tjera qytete shqiptare si Vlora apo Saranda./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini