Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet një maratonë masive vrapimi në kujtim të Terri Fox, njeriu që humbi këmbën nga kanceri. E quajtur maratona e shpresës, ka mbledhur sot 2600 nxënës të shkollave 8-vjeçare dhe të mesme. Jo vetëm prezent në këtë aktivitet, por edhe kontribues. Sipas mundësive ata kanë dhuruar të holla për kurimin e të sëmurëve me kancer. Organizatorë janë Ambasada Kanadeze, Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria Arsimore të cilët prej ditësh kanë hapur një llogari më vete për mbledhjen e fondeve për të luftuar sëmundjen e pashërueshme.

Rreth 10 mijë dollarë janë mbledhur nga ky sensibilizim të cilët do të shkojnë në Spitalin Onkologjik të Tiranës. Nga sheshi”Italia” ka nisur vrapimi për 10 dhe 15 kilometra. Dhurata për fituesit dhe një llotari me çmime për të gjithë pjesëmarrësit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti