21 vende të Bashkimit europian votojnë këtë të dielë në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Janë zgjedhje që do të formësojnë mënyrën se si Bashkimi Evropian, një bllok prej 450 milionë banorësh do të përballet me sfidat, duke përfshirë Rusinë, rivalitetin e shtuar industrial nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, ndryshimet klimatike dhe imigracionin.

Sipas sondazheve të kryera në në 8 vende të BE-së duket se sërish forcat e moderuara do të thonë fjalën e tyre në krijimin e koalicioneve dhe aleancave edhe në parlamentin e ardhshëm.

Konservatorët e Partisë Popullore Europiane pritet të fitojnë një shumicë të qartë ndërsa socialistët parashikohen të jenë forca e dytë dhe liberalët sipas të dhënave të deritanishme të renditen në vendin e tretë.

Një rritje të fortë pritet të kenë forcat e ekstremit të djathtë në disa vende si Franca, Holanda, Italia, Hungaria, etj.

Një javë pas zgjedhjeve, më 17 Qershor, liderët e BE-së do të takohen në Këshillin Evropian ku në axhendë është zgjedhja e posteve kryesore duke përshirë edhe Presidentin e Komisionit, ku Ursula fon der Leyen kërkon një tjetër mandat.

Parlamenti i ri do të mblidhet për herë të parë në Strasburg më 16 Korrik.

Tv Klan