Partia e kryeministrit të Greqisë, Mitsotakis ka arritur një fitore të thellë në zgjedhjet për parlamentin europian. “Nea Demokratia” është renditur e para me 27.9% të votave gati dyfishin nga partia e dytë që është Ksiriza. Sipas rezultateve, Demokracia e Re zgjedh 7 eurodeputetë, SYRIZA zgjedh 4 dhe PASOK-u 3 deputetë në Parlamentin Evropian.

Dhe një nga 7 deputetët e zgjedhur nga Demokracia e Re është edhe Fredi Beleri, Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës që ndodhet në burg i dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me 2 vite për korrupsion në zgjedhje.

Sipas këtyre rezultateve, Beleri është një ndër tre më të votuarit në listën e Nea Demokratia. Ai ka deklaruar se në rast fitoreje do të japë dorëheqjen nga mandati si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.

Rezultati i zgjedhjeve në Greqi për Parlamentin europian për shkak të kandidimit të Belerit u zgjodh me shumë interes edhe në Himarë.

Klan News