Një zjarr i fuqishëm përfshiu një banesë 2-katëshe, rreth  orës 1 pas mesnate në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës. Për pasojë, flakët janë përhapur më pas edhe në 3 banesa të ngjitura me të si dhe në një shtëpi të pabanuar.

Zjarrfikësit dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje duke evakuuar banorët dhe duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga flakët nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Ende nuk është përcaktuar shkaku i rënies së zjarrit.

Tv Klan