Faza e grupeve nuk ka nxjerr në pah potencialin e Anglisë në Euro2024. Kombëtarja e “Tre Luanëve” ka zhgënjyer jo pak ndaj rivalëve si Danimarka, Sllovenia e Serbia, duke fituar grupin, por që gjithsesi, me vetëm 1 fitore e dy barazime. Sulmi ka dështuar për të qenë i saktë para portës, teksa ka realizuar dy gola.

Fakt që e ka shtyrë trajnerin anglez, Gareth Southgate (garet sauthgejt) për të nisur përgatitjet për sfidën e 1/8-ave ndaj Sllovakisë përmes një seance yoga. Mënyrë e cila duket se do të largojë presionin e akumuluar tek futbollistët anglez, për të qenë më të qetë në vazhdimin e aventurës Europiane.

Përqendrimi në këtë seancë ka qenë maksimal nga ana e nënkampionëve të Kontinentit, ku synohet fitorja e kampionatit Europian për herë të parë në histori.

Klan News