Kampionati Europian ka zhvilluar fazën e parë të saj, atë të grupeve, duke dhuruar emocione, spektakël dhe rekorde të shumta.

Plot 74 gola u shënuan në 36 ndeshjet e para, me bilancin që është tejet pozitiv. Mesatarisht deri më tani janë realizuar pak më shumë se 2 gola çdo 90 minuta, mes të cilëve edhe 3 të shënuar nga kombëtarja jonë.

Përballja më më shumë gola është ajo hapëse e edicionit të 17-të, mes Gjermanisë dhe Skocisë, ku u festua 6 herë.

Ritëm i kënaqshëm pasi nxjerr në pah lojën e shpejtë, argëtuese dhe me tepër efikasitet para portës. Nga kjo kuotë, 7 prej tyre janë autogola, duke qenë shumë pranë shifrës së arritur në fundin e Euro2020, që dhuroi 11 autogola.

Por këto shifra mund të ishin edhe më të larta, nëse nuk do të aplikohej sistemi VAR.

Plot 14 gola të anuluar pas ndërhyrjes nga dhoma e rishikimit të pamjeve, ku ai më i dënuari është padyshim Romelu Lukaku, ku i janë mohuar 3 gola.

Befasia e madhe është kryesuesi i garës së golashënuesve, gjeorgjiani, Mikataze, i cili ka shënuar 3 herë, nga një gol në secilën nga ndeshjet e fazës së grupeve.

Surpriza e këtij raundi ka edhe portierin më të mirë të këtij raundi, Mamardashvili me 3.58 raste të rasteve për gol të neutralizuara prej tij.

Klan News