8 Marsi tashmë është një festë zyrtare e Republikës së Shqipërisë. Në fakt kjo datë ka lindur si një formë proteste e grave për të drejtat e tyre në SHBA, por më pas u përhap si një datë e shënuar në të gjithë globin.

8 Marsi sjell në vëmendje diskriminimin e grave dhe luftën e tyre për barazi gjinore. Ndoshta dhe nga tradita e viteve të komunizmit, kur të gjitha protestat shndërroheshin në festa, Shqipëria ka krijuar një traditë të festës së hareshme.

Për të diskutuar se çfarë është në të vërtetë 8 Marsi, ditë feste apo proteste dhe se cili është roli i gruas në Shqipëri, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar deputetja Lajla Përnaska, politikania Monika Kryemadhi, pedagogia Iris Luarasi, juristja Ajola Xoxa, spikerja e lajmeve Fjoralba Mishaxhi dhe aktivistja Delina Fico./tvklan.al