Vendimi u mor pas takimit të mbrojtësit me Spalleti-n në Kombëtare

Incidenti i konsideruar si racist ndaj ndaj Juan Jesus i kushtoi Francesco Acerbit vendin e tij në kombëtaren italiane të futbollit. Në paraditen e së hënës, mbrojtësi i Interit i tregoi trajnerit të përfaqësueseses Luciano Spalletti dhe shokëve të ekipit versionin e tij të ngjarjes.

Futbollisti zikaltër theksoi se ai nuk kishte për qëllim të shpifte, denigronte apo të tregohej racist. E megjithatë tekniku Spalleti vendosi që ta përjashtojë Acerbin nga lista e futbollistëve të thirrur për ndeshjet miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Venezuelës dhe Ekuadorit, e në vend të tij mori futbollistin e Romës, Gianluca Mancini.

Sipas federatës italiane të futbollit, vendimi u mor në respekt të autonomisë së drejtësisë sportive, si dhe për të sjellë qetësinë si në kombëtare, ashtu edhe te vetë lojtari që do të rikthehet të punojë me Interin.

Spalleti ia bëri të qartë qendërmbrojttësit se ai nuke vë në dyshim faktin që 36 vjeçari nuk është racist, por në kombëtare ai vlerëson nderimin e fanelës dhe sjelljet shembullore, e për këtë kërkon sqarimin e situatës. Në minutën e 59 të takimit Inter-Napoli, Juan Jesus iu ankua arbitrit La Pena, se Acerbi e ofendoi për ngjyrën e lëkurës.

Klan News