SHBA ka përforcuar dominimin global në shitjen e armëve, Franca kalon Rusinë në listën e eksportuesve më të mëdhenj

Agresioni rus në Ukrainë ka nxitur blerjet e reja të armëve në Evropë në mënyrë dramatike, me prodhuesit amerikanë që mbajnë vendin e parë, sipas një studimi të ri nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm.

Nga viti 2019 deri në vitin 2023, tregtia botërore e armëve ra me 3.3% në përgjithësi nga shifrat 2014-18, por sasia e armëve të importuara nga vendet evropiane në atë periudhë u dyfishua në krahasim me pesë vitet e mëparshme. Pesë eksportuesit më të mëdhenj të armëve në mbarë botën ishin Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania. 

Me 55%, pjesa më e madhe e shitjeve të armëve në vendet evropiane erdhi nga Shtetet e Bashkuara. 

SHBA-ja ka rritur rolin e saj global si një furnizues armësh, një aspekt i rëndësishëm i politikës së saj të jashtme duke eksportuar më shumë armë në më shumë vende sesa ka bërë ndonjëherë në të kaluarën. Kjo vjen në një kohë kur dominimi ekonomik dhe gjeopolitik i SHBA-së po sfidohet nga fuqitë në zhvillim”, shprehet Matheë George drejtor i Programit të Transferimit të Armëve SIPRI.

Po ashtu Ukraina është vendi ku importet e armëve janë rritur në mënyrë më dramatike. Nga viti 2019 deri në vitin 2023, Ukraina kaloi nga një importues minimal në të qenit blerësi numër 4 i armëve në botë, pas Indisë, Arabisë Saudite dhe Katarit. 

Në vitin 2023, Ukraina ishte importuesi numër 1 global i armëve. Megjithatë, aleatët e saj ofruan në vend që të shisnin shumë nga armët që mori në luftën kundër Rusisë. Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Polonia ishin tre furnizuesit kryesorë të Ukrainës.

Klan News