Një aksident ka ndodhur pranë zonës së Fushë-Milotit. Një makinë, ku udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të rrugës.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit. Burime të gazetarit Martin Marku bëjnë me dije se nga humbja e kontrollit të mjetit janë plagosur rëndë dy të rinj.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Paraprakisht për shkak të humbjes së kontrollit dyshohet të jetë bërë përgjumja e shoferit./tvklan.al