Avokati Sokol Mëngjesi, i cili të mërkurën u dhunua nga tre persona, vijon të jetë në gjendje të rëndë. Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se ai ndodhet në monitorim intensiv në reanimacion nga stafi mjekësor.
Sokol Mëngjesi, i cili është edhe avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha, u godit për shkak të detyrës. Ai ka përfaqësuar në një proces civil në Shkallë të Parë dhe në Apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë.
![https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/05/sokol-mengjesi-2.jpg](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/05/sokol-mengjesi-2-1024x576.jpg)
Procesi është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Por disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës me studion ligjore.
Policia e Tiranës bëri të ditur se autorët e dhunës ndaj avokatit janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.
Ndërsa një person i katërt i quajtur Romario Tabaku ka ndihmuar autorët e dyshuar për t’i larguar nga vendngjarja me makinën Audi. Si organizator, Policia e Tiranës dyshon të jetë Dritan Nano, 58 vjeç të cilin e ka shoqëruar me iniciativë.
![zbulohen autoret dhunimit te sokol mengjesit](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/05/Romario-Tabaku-Romario-Tabaku-Drivald-Alia-Dorian-Alia-1024x576.png)
Një prej autorëve të kësaj ngjarje, Dorian Alia alias Agron Alia, është vetëdorëzuar në polici.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/05/dorian-alia-1024x572.jpg)
Ai ka deklaruar se ata nuk donin ta vrisnin avokatit, por vetëm ta frikësonin.
Megjithatë avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar barbarisht duke u goditur me sende të forta e duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.
Ndaj autorëve të ngjarjes është ngritur akuza e vrasjes së funksionarëve publikë të mbetur në tentativë./tvklan.al