Drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur rëndë pasi humbi kontrollin dhe u përplas me murin anësor të rrugës.

Aksidenti ndodhi paraditen e të shtunës në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës. I plagosuri është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti./tvklan.al