Më datë 07.12.2021, rreth orës 15:00, në Unazën e Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit M. J., L. K., E. H., dhe K. V.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeria M. J., e cila ndodhej në mjetin me drejtuese shtetasen M. J.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al