64-vjeçari Zenel Rushitaj është vënë në pranga me akuzën për ngacmim seksual të një vajzë 13-vjeçare në fshatin Hoçisht të Devollit.

Arrestimi është bërë pas denoncimit në polici nga familjarët e minorenes. Policia bën të ditur i moshuari e ka ngacmuar 13-vjeçaren edhe me anë të mesazheve të dërguar në telefonin e saj.

Minorenja, sipas policisë i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer ose jo marrëdhenie seksuale me të.

Tv Klan