Një ditë pas barazimit 2 me 2 me Kroacinë, Kombëtarja Shqiptare është kthyer në kompleksin stërvitor në Dortmund.

Gazetari i Tv Klan Glend Tafaj që ndjek nga afër zhvillimet pranë Kombëtares në Gjermani, thotë se kuqezinjtë tashmë janë rikthyer në stërvitje.

Të parët që kanë dalë për t’u stërvitur janë ata lojtarë që nuk kanë luajtur apo nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren në këto dy ndeshje të Euro 2024 në Grupin B.

Një element i rëndësishëm është që të gjithë futbollistët janë në formë dhe asnjë prej kuqezinjve nuk ka pësuar lëndime.

Kujtojmë se Shqipëria luan ndeshjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës të hënën në 24 Qershor në orën 21:00.

Ndeshja e Kombëtares Shqiptare dhe të gjitha sfidat e Kampionatit Europian transmetohen në Tv Klan.

Tv Klan