Trajneri Alban Bushi, i cili ka luajtur për disa vite në Turqi, u shpreh se është i mërzitur për eliminimin e turqve. Sipas tij Turqia ikën me kokën lart pasi la shpirtin në fushë ndaj holandezëve.

Turqia ikën me kokën lart se ka bërë një lojë në perfeksion. Ishte më lart se Holanda. Mendoj se në pjesën e dytë turqit patën mundësinë të shënonin golin e dytë. Holanda mund të të vejë përpara. Turqia është një ekip i ri që mund të bëjë bujë në të ardhmen, Montella e ka kuptuar Turqinë në gjenezë, pasi asnjëherë Turqia nuk ka luajtur kaq mirë. Mendoj se goli i parë i Holandës ishte faull. Më erdhi keq për Turqinë sepse nëse e marrim si lojë e meritonte të kualifikohej. Unë mendoj se të gjitha kornet e Turqisë ishin skemë e menduar, në shtyllën e parë. Mund të them gjërat me të mira të Turqisë dhe mbrojtja holandeze ishte shpesh jashtë loje. Turqia e kishte zemrën në fushë. Ka shumë rëndësi zemra në fushë. Edhe goli i Turqisë erdhi si pjesë e skemës. Jam pak i mërzitur sepse ishte një ekip që na dha shumë entuziazëm. Na përngjan pak ne ekipi turk me 50 mijë tifozë në stadium. Zemra është më e madhe se kualiteti që ti ke”, tha Bushi./tvklan.al