Aldo Bumçi: “Nuk ka pasur ndonjëherë në Shqipëri pavarësi më të madhe të institucioneve të policisë sesa sot. Në këto 17 vite të eksperimentit demokratik nuk ka ndodhur ndonjëherë që prokuroria të jetë më e pavarur ndaj ekzekutivit, siç është sot në Shqipëri. Po hetojnë njerëz me imunitet, janë dënuar zyrtarë të lartë të shumicës, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtor doganash, kryetarë komunash, zyrash regjistrimi të pasurisë së paluajtshme dhe shumica prej tyre njerëz të emëruar nga Partia Demokratike. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 17 vite që Gjykata Kushtetuese të kthejë më shumë ligje sesa ka kthyer në këto tre vite. Çfarë është shenja e pavarësisë dhe ajo e kontrollit? Kjo pavarësi e prokurorisë shqiptare, kjo pavarësi e Gjykatës Kushtetuese nuk do ishin në këto nivele nëse nuk do ishte një vullnet i shumicës së qeverisë./tvklan.al