Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Shefi i OSBE-së në Tiranë Gert Ahrens, ka mbyllur ciklin e takimeve me udhëheqësit politik shqiptarë. Pas takimeve me presidentin Mejdani, kryeparlamentarin Gjinushi, liderin demokrat Berisha, Ahrens takoi kryetarin e PS Fatos Nano, në selinë rozë. Ahrens ka bindur liderët politikë shqiptarë për ndryshimin e përbërjes së KQZ, por ka hequr dorë nga një tryezë e dytë dialogu për këtë çështje në zyrat e OSBE-së.

Kryesocialisti Nano e garantoi shefin e OSBE-së në Tiranë, se nëse komisionerët nuk japin dorëheqje, ndryshimet në kodin elektoral do të bëjnë të mundur kthimin e KQZ, në një institucion të pakontestueshëm. Në takimin Nano-Ahrens, ishte i pranishëm dhe sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi. Pas takimit 60 minutash, ambasadori Ahrens u shpreh:

Ambasadori Gert Ahrens:- “Me zotin Nano, diskutuam çështjen me interes të përbashkët në një kohë që Shqipëria ende vuan nga disa probleme. Përsa i përketë çështjes së KQZ, Ahrens sugjeron dialogun mes forcave politike shqiptare ne gjetjen e kompromisit”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame