Në analizën 9 mujore të Prokurorisë së Përgjithshme, duke folur përpara vartësve të saj, kryeprokurorja Ina Rama, është ndalur tek nevoja e ushtrimit të kompetencave të përfaqësuesve të akuzës vetëm mbi prova të mbledhura në përputhje me ligjin dhe të pa ndikuara nga influenca jashtëligjore, apo nga presione të çfarë do lloj forme qofshin ato.

Ina Rama: “Qoftë veprimtaria e organit të akuzës, qoftë konkluzionet e nxjerra prej tij në vijim të hetimeve që zhvillohen, duhet të jenë të mbështetura vetëm në prova dhe në ligj, të pa ndikuara nga interesa jashtë ligjor apo nga presione të çfarë do lloj forme qofshin ato. Kërkoj nga ju që ta shikoni veprimtarinë e organit të akuzës në ushtrim të ndjekjes penale, në katro momente jo vetëm si një detyrim ligjor që buron nga kushtetuta dhe ligji, por si një proces jetik për të ardhmen e Shqipërisë. Bashkëpunimi me këto institucione duhet të shihet si një domosdoshmëri për suksesin tonë të përbashkët, pavarësisht nga vështirësitë që mund të hasen në momente të caktuara”.

Në këtë analizë kryeprokurorja Ina Rama, ka shmangur pyetjet e gazetarëve duke i larguar ata nga salla, ndoshta nga paaftësia për t’ju përgjigjur pyetjeve mbi ato që janë quajtur si veprime anti-ligjore në urdhrin e ndalimit të biznesmenit të huaj Damir Fazlliç dhe ndonëse dhe në këtë dalje para vartësve Ina Rama, kërkojë që të veprohet vetëm në bazë të provave. Në dosjen Fazlliç në Prokurori duket se ndodhen vetëm shkrime gazetash kundër tij dhe asnjë provë që ta implikojë atë në ndonjë shkelje në dëm të shtetit apo të ndonjë qytetari shqiptarë./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator Klodian Keçi