Erdogan: Franca po rikthen kryqëzatat ndaj botës islame

Turqia paralajmëron kundërpërgjigje diplomatike dhe ligjore, ndaj kësaj karikature të publikuar nga revista satirike franceze Charlie Hendo.

Në qendër të karikaturës është Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, diçitura për të cilën është “Erdogan, në jetën private është shuma zbavitës”. Karikatura lidhet edhe me reagimin e tij të ashpër ndaj qëndrimit anti-islamik të Francës.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan, gjatë fjalës së tij përpara deputetëve të partisë së tij tha se Franca po i rikthehet kryqëzatave ndaj botës islame.

Sipas tij, politikat e Presidentit Macron e kanë rikthyer vendin në kohën e barbarisë. Erdogan u shpreh se Europa nuk ka nevojë për politikat e Macronit dhe njerëzve që si ai mbjellin farën e urrejtjes dhe racizmit.

Në vendet e botës islame vazhdojnë intensive protestat kundër Francës, por edhe bojkoti ndaj prodhimeve franceze nëpër markete në shenjë proteste ndaj karikaturave të profetit Muhamed.

Tv Klan