Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë të pandryshuar masat e sigurisë për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Në seancën e cila zgjati afro 3 orë, nëpërmjet avokatëve, ata bënë kundërshtimet e tyre në lidhje me provat e SPAK, si dhe kërkuan ndryshim të masës së sigurisë.

Avokati Genci Gjokutaj tha se vendimi ishte i pritshëm duke folur edhe për mungesë të provave.

Provën e provës që ai nuk prish provat, janë tre muaj që ka qenë në gjendje të lirë. Kjo tregon padobinë e masës rënduese ndërkohë që Berisha ishte në dispozicion të hetimit, 3 herë në ditë ndërsa këta e donin dy herë në muaj. Dy herët që e ka thirrur SPAK ka qenë në dispozicion të hetimit në zyrën e prokurorit”, tha avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.

Ndërkohë për Jamarbër Malltezin, i cili ishte për herë të parë që nga dalja në masën e “arrestit në shtëpi” i pranishëm në një seancë gjyqësore, çështja është thelbësisht politike.

Dy ditë më parë, SPAK u komunikoi Berishës dhe Malltezit akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në procesin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Ndërkohë për të njëjtën dosje Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe biznesmenin Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begenë.

Tv Klan