Elbasani ishte qyteti i fundit i turit verorë të artistëve të Akademisë së Yjeve. Organizatorët menduan ta mbyllnin këtë projekt shumë  të suksesshëm pikërisht në vendlindjen e Irisit, fitueses së Akademisë së Yjeve. Atë mbrëmje Elbasani e konsiderojë një natë festë. Mes fishekzjarrëve dhe tullumbaceve, qytetarët e Elbasanit festonin duke kërcyer e kënduar me artistët e rinj, duke i dhuruar atyre ceremoninë më të bukur për mbylljen e këtij turneu.

“Aktivitete të tilla na bëhet qefi që kanë ardhur në qytetin tonë, sepse të tilla aktivitete në këto ditë të nxehta vere e shplodhin plotësisht të rinjtë kaq të bukur, kaq të gëzuar shikoni edhe vetë se si është gjendja në qytetin e Elbasanit . Një natë e mrekullueshme”.

“Shumë bukur. Falënderoj të gjithë që erdhën këtu”.

Qazim Sejdini: “Pikë së pari më lejoni të falënderoj nga zemra TV Klanin edhe zonjën Zana Çela, për organizimin e këtij aktiviteti kaq të mrekullueshëm. Së dyti përveç falënderimit më vjen mirë që Elbasani ka fituesen e këtij çmimi të madh, për këto të rinj kaq të mrekullueshëm të cilët i japin jetë dhe gjallëri jo vetëm aktiviteteve kulturore po i japin gjallëri dhe qytetit, dhe qyteteve ku ato tashmë kanë dal nga kuadri i vetëm i TV Klan”.

Një tur nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, në një kohë sezoni turistik kur sheshet mbushen plot me turist shqiptarë dhe të huaj. Kjo ishte ëndrra e madhe që talentet e Akademisë së Yjeve realizuan duke emocionuar mijëra e mijëra spektator.

Rina: “Gjatë turit jam ndjerë shumë mriz. Saqë kur ikëm në Durrës dhe në Pogradec më kanë lënë përshtypje që publiku nuk prisnin që të më prezantonin, por e dinin emrin tim edhe pa ashu se më njihnin. Ndjehesha shumë, shumë mirë. Me vërtetë ishte një entuziazëm i madh”.

Ana: “Nuk kisha nevojë që të na prezantoje sepse të gjithë na njihnin dhe kjo na bëri.. dmth këtë gjë, këtë famë na ka dhënë vetëm Star Akademi-ja. Ndjeheshe vërtet e ledhatuar nga ato duartrokitje”.

Graciano: “Çasti më i vështirë kanë qenë kur ne ishim në Pogradec, siç e dinë që të gjithë që në një kohë 2 orë e gjys duhet të jemi të disponueshëm në skenë dhe ndërrohemi, zhvishemi në një kohë shumë të shkurtër. Duke u nxituar për të ikur në autobus për t’u zhveshur ishte një litar që unë nuk e pashë dhe pa dashje ngela si pa ndjenja, aty mu fut litari në fyt dhe sot e kësaj dite i kam shenjat dhe shyqyr që shpëtova mirë. Direkt jam zhveshur dhe kam dal në skenë komplet me gjak, saqë disa fansa të mitë më than ça ke, ishte roli i thash, jam lyre me bojë”./tvklan.al