Nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka vijuar takimet me banorë të komunave, Xhafëzotaj, Gjepalaj dhe Katund i Ri në Durrës. Në bisedën me ta kreu i grupit parlamentar demokrat tha se mazhoranca do të hyjë në këto zgjedhje me një koalicion të madh, duke theksuar se një koalicion i tillë i dha Shqipërisë në katër vjet një progres të dukshëm në shumë fusha. Më tej përmendi anëtarësimin në NATO dhe afrimin me Bashkimin Evropian.  Patozi garantoi se kursi i reformave do të jetë i pandalshëm dhe do të fillojë që në vitin e parë të mandatit të dytë me liberalizimin e vizave.

Astrit Patozi: “Brenda mandatit tonë të parë qeverisës, kjo vlen për gjithë shqiptarët, ne brenda vitit të parë të mandatit tonë dytë qeverisës ne do të liberalizojmë vizat, do të bëjmë që secili prej jush te udhëtojë i lirë në hapësirën Shengen. Ju e dini që ne e mbajmë fjalën, ne e mbajtëm me NATO-n do ta mbajmë me liberalizimin e vizave, e kemi mbajtur për rrogat do ta mbajmë dhe për BE-në.

Duke u ndalur tek alternativa që ofron e majta, nënkryetari demokrat tha se program që shpalli dy ditë më parë kryetari i opozitës Edi Rama nuk mund të fitojë besimin e shqiptarëve. Ai e quajti atë prologu i një humbje që socialistët kanë filluar ta ndjejnë./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro