Shefja e Shërbimit Sekret, Kimberli Çitëll dha dorëheqjen të martën nga posti që mban 10 ditë pas atentatit që i ndodhi kandidatit republikan për postin e presidentit Donald Tramp. Mediat amerikane njoftojnë se largimin nga detyra, ajo e njoftoi për punonjësit e saj përmes një emaili.

“Marr përgjegjësinë e plotë për dështimet e sigurisë. Në dritën e ngjarjeve të fundit, me zemër të rënduar kam marrë vendimin e vështirë për të dhënë dorëheqjen si drejtorja e juaj.”

Largimi i saj vjen menjëherë pasi u përball me kritika të ashpra në komisionin e Kongresit si nga republikanët, ashtu dhe nga demokratët për dështimin në masat e sigurisë. Në dëshminë e saj në Kongres tha se atenati ndaj Trump ishte dështimi më i madh operacional ndër dekada të Shërbimit Sekret.

E emëruar në këtë detyrë dy vite më parë, Çitëll u vu në presionin e ligjvënëse demokratë për të dhënë dorëheqjen nga posti, por e refuzoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ishte e duhura për të drejtuar Shërbimet Sekrete.

Me 13 Korrik atentatori 20-vjeçar, Thomas Matju Kruks, arriti të afrohej në një distancë prej 135 metrash pranë podiumit ku ish-presidenti Trump po mbante fjalimin dhe hapi zjarr. Vetëm lëzizja e kokës së Trump e shpëtoi atë nga shenjëstra, ku plumbi i preku veshin e majtë.

Tv Klan