Pas më shumë se 200 predhave që Koreja e Veriut hodhi në fillim të Janarit pranë kufirit detar me Korenë e Jugut, tensionet janë përshkallëzuar sërish mes dy vendeve. Kësaj radhe shkak janë bërë disa balona me mbeturina të Koresë së Veriut që u hodhën në Korenë e Jugut.

Ushtria e kësaj të fundit tha se veprimet e Penianit që përshkallëzojnë tensionet pranë kufirit mund të kenë pasoja fatale, duke shtuar se regjimi i Koresë së Veriut do të jetë i vetmi përgjegjës.

Sipas Shefit të Shtabit të Përbashkët të Jugut, ushtria do të kryejë transmetime me altoparlantë në të gjithë territorin pas veprimeve vulgare dhe të turpshme që ai tha se bëri Koreja e Veriut përmes lëshimit të balonave me mbetje.

Që nga muaji Maj, Koreja e Veriut ka lëshuar mijëra balona me plehra përtej kufirit. Pheniani pretendoi se ishte një fushatë hakmarrjeje për dërgimin nga aktivistët e Koresë së Jugut të balonave që mbanin fletëpalosje kundër liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Tv Klan