Spanjollët ka kohë që protestojnë kundër turizmit masiv dhe ato deri më tani kanë patur sukses.

Kjo reflektohet në deklaratën  më të fundit të kryetarit të bashkisë së Barcelonës, një qytet i cili është një destinacionet më të pëlqyera në Spanjë.

Të premten, Jaume Collboni, kryetari i bashkisë së qytetit, tha se do të ndalonte marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në vitin 2028.

Në një konferencë  për shtyp ai u shpreh se  do të ndihmonte qytetarët  të përballen me  problemin më të madh të qytetit, atë të strehimit. Shumë vendas nuk  mund të marrin dot me qira apartamente për të jetuar për shkak të qirave të larta.

Kryetari i bashkisë shpjegoi se gjatë 10 viteve të fundit, qiratë janë rritur 68% në qytet dhe kostoja e blerjes së një shtëpie me 38%. Nga ky vendim ata që do të përfitojnë më shumë janë pronarët e hoteleve.

Barcelona është qyteti më i vizituar i Spanjës nga turistët e huaj dhe mungesa e aksesit në strehim është bërë një problem i madh.

Qeveria e Spanjës përfiton nga sektori i turizmit, por banorët në qytetin katalonas janë duke përballur me çmime të larta, si pasojë e mbipopullimit të turistëve e cila është kthyer në një çështje shumë e rëndësishme në Spanjë.

Klan News