Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë një çështje të ngritur nga Idaho, e cila kërkon ndalimin total të aborteve.

Me vendimin e saj ditën e sotme Gjykata e Lartë lejon abortin për pacientët të cilët shkojnë në qendrat spitalore me një gjendje mjekësore urgjente.

Pacientët dhe mjekët tani për tani mund të jenë disi më të mbrojtur nga ndjekjet penale. Jo pak herë stafet mjekësore janë shprehur se aborti është mënyra më e mirë për t’i shpëtuar jetën grave në raste se rrezikohet nga shtatzënia.

Ky vendim vjen pas dy vjetësh pasi më parë gjykata shfuqizoi garancinë mbarëkombëtare për abortet.

Gjykata më e lartë e Idahos gjithashtu ka hedhur poshtë edhe përpjekjen për të kufizuar përdorimin e pilulave për abortin, duke thënë se paditësit nuk kishin të drejta ligjore për të ngritur një padi për të tilla raste.

Duke lënë kështu në një mënyrë apo në një tjetër derën e hapur për sfidat e tjera të përdorimit të medikamenteve të dëmshme apo të drogërave.

/tvklan.al