Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Mes grafikës dhe ngjyrës”. Kështu titullohet ekspozita e hapur në ambientet e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Kjo ekspozitë është organizuar nga Bashkia e Tiranës. Në të marrin pjesë katër piktorë të cilët janë, Edlir Kasorula, Olsi Ballta, Ilira Sula dhe Dritan Nasi.

Të katër piktorët kanë ekspozuar mbi 90 punime në këtë ekspozitë. Bien në sy stile mjaft të ndryshme, që nga shpërthimet e ngjyrave të Kasorulës dhe Nasit, për të vazhduar me bardh e zinë ne grafikën e Balltës dhe imazhin femëror të Ilira Sulës. Kjo ekspozitë, do të qëndrojë e hapur për publikun e kryeqyteti akoma dhe për një javë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora