Serbët po përgatisin një tjetër skenar ogurzi për masakra të reja në Kosovë dhe për destabilizimin e Shqipërisë nëpërmjet dëbimit të shqiptarëve të Kosovës në ditët e festimit të 50 vjetorit të NATO-s. Ky është alarmi i Kryeministrit Majko drejtuar misionit të Bashkimit Evropiano -Perëndimor.

Jemi të vendosur t’i përgjigjemi incidenteve pasi stabiliteti i Shqipërisë është i lidhur me stabilitetin e Ballkanit, tha Majko. Tani nuk ka shumë kohë për humbur ose Millosheviçi ose Bashkësia Ndërkombëtare do të fitojë luftën, theksoi Majko. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropiano -Perëndimor i dhanë garanci Kryeministrit Majko për mbështetjen e Qeverisë Shqiptare në fuqizimin e misionit të MAPE-s dhe në ndihmë të Policisë Shqiptare./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame