Grupi muzikor i rock-ut R.E.M bashkohet për herë të parë që nga viti 2007. Në fillim të kësaj javë ata deklaruan njëzëri se do të duhej një “kometë” që t’i bashkonte të katërt në skenë. Por mesa duket e “pazakonta” ndodhi vërtet.

Katërshja elitë e muzikës rok bëhet bashkë për të luajtur një interpretim akustik surprizë “Losing My Religion” në New York.

Banda e rock-ut bëhet bashkë që në vitin 2007, pikërisht në atë vit kur dhe u bënë pjesë e grupit të madh të “Rock and Roll Hall of Fame.”

REM është një nga grupet më të njohura të muzikës rock sidomos në vitet 1990. Ata do të mbahen mend në histori për disa këngë të cilat janë shndërruar në hit.

Largimi i bateristit Bill Bery duket se ishte shkëndija e parë e përçarjes së bandës muzikore. Ai u larguan vitin 1997 pasi pësoi një aneurizëm në tru gjatë një performace në skenë në vitin 1995.

Në një intervistë për bashkimin pas kaq kohësh, këngëtari Michael Stipe foli në emër të të gjithë grupit. Ai tha se pavarësisht mospërputhjeve në mendime për të ardhurat nga këngët dhe shikueshmëritë, ata arritën përsëri të ishin bashkë në një skenë të madhe.

“Të gjithë për një dhe një për të gjithë,” ka thënë ndër të tjerash Stipe.

/tvklan.al