Luhet ndeshjet e fundit të grupit A, grupit të parë që sonte përfundon raundin e parë të ndeshjeve për këtë europian.

Në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit, “Pancerat” e Julian Nagelsmann do të përballen me Zvicrën, në një përballje për vendin e parë në grupin A. Gjermanët shihen si favoritë, por kapiteni i helvetëve, Granit Xhaka ka thënë se do të luftojnë deri në fund për të zënë vendin e parë në këtë grup.

Zvicra: Sommer, Fchar, Akanji, Rodriguez, Widmer, Freuler, Xhaka, Aebischer, Rieder, Ndoye, Embolo

Gjermania: Neuer, Mittelstadt, Tah, Rudiger, Kimmich, Andrich, Kroos, Musiala, Gundogan, Wirtz, Havertz