Klubi gjerman e shikon Bomberin anglez si zëvendësuesin ideal të Robert Lewndowski në ofensivë

Bajern Mynihu ka si objektiv që të marrë sulmuesin Heri Kejn në verën e ardhshme. Drejtuesit e klubit bavarez kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e kapitenit të Anglisë për të bërë të mundur transferimin.

Lojtari 29 vjeçar shikohet si zëvendësuesi ideal i Robert Levandovski te kampionët gjermanë, e gjithashtu është një nga lojtarët më të dëshiruar nga klubi.

Këtë verë u afrua Sadio Mane nga Liverpuli dhe detyra e tij është që të plotësojë vendin e lënë bosh nga bomberi polak, e pavarësisht paraqitjes së senegalezit, ai nuk është një qendërsulmues tipik.

Synimi i Bajernit është që të afrojë një goleador, e Kejn është lojtari perfekt.

Anglezi e ka treguar veten se është një nga sulmuesit më të mirë të Premier Ligës në vitet e fundit.

Ai gjithashtu konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të botës.

Pas gjysmës së parë të sezonit të vjetshëm jo të mirë, ai e mbylli vitin futbollistik me 17 gola dhe nëntë aisste.

Në këtë sezon, Kejn ka shënuar pesë gola në gjashtë takime.

Për bavarezët do të jetë e vështirë ta bindin kapitentin e “tre luanëve” të transferohet, pasi trajneri Antonio Konte e shikon atë si një figurë të rëndëishme të projektit të tij.

Kontrata me “Spwrsat”, anglezit i mbaron në verën e 2024, por klubi anglez po bën gati një ofertë të re.