Në klubin e Bayern së shpejti do të ketë tym të bardhë në lidhje me trajnerin që do të drejtojë ekipin në sezonin e ri. Vincent Kompany, që deri tani ka drejtuar anglezët e Burnley, me shumë gjasa do të kalojë te kampionët rekord të gjermanisë. Siç raporton Sky, bisedimet janë në detajet e fundit. Pritet një tarifë transferimi prej rreth 15 milionë eurosh me Burnley.

Marrëveshja e plotë verbale është arritur ndërsa mbetet vetëm firma në letër. Kompany ra dakord menjëherë me propozimin e klubit bavarez. Bordi mbikëqyrës i kampionëve të rekordeve miratoi gjithashtu marrëveshjen, që do të thotë se pengesa më e madhe është kapërcyer.

Ndërsa në Gjermani mediat shkruajnë se është rënë dakord edhe për stafin e tij. E sigurtë është që Rene Maric trajneri aktual i U19 të Bayern do të marrë përsipër rolin e zëvendëstrajnerit, i cili do të jetë pjesë e grupit teknik krahas disa belgëve që do të merren nga Kompany.

Tv Klan