Luçiano Deraj kyç gojën edhe përpara gjykatës

35-vjeçari Luçiano Deraj i arrestuar për bazën e armëve në Vlorë, u la në burg pa afat nga Gjykata e Vlorës.

Para gjyqtarit të masës, Deraj nuk ka pranuar të flasë, ashtu siç ka zgjedhur të mos flas as për hetuesit më herët. Këta të fundit dyshojnë se ai është i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Vlorë.

Në banesën e tij në Babicë, disa ditë më parë, Policia gjeti një arsenal armësh, si snajper, kallëpe tritoli, pistoleta dhe sende të tjera që dyshohet përdoreshin nga grupet kriminale.

Tv Klan