Parlamenti Europian, Këshilli, Komisioni dhe Presidenca Sllovene e Bashkimit Europian kanë ndjekur zhvillimet e tensionuara të zgjedhjeve maqedonase. Presidenca sllovene vlerëson se autoritetet vendase duhet të hetojnë mbi dhunën e shfaqur dhe të vënë përpara drejtësisë autorët. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë aq më tepër gjatë mbajtjes së procesit elektoral, sipas sllovenëve.

Ndërkohë që nga parlamenti europian kryetarja e delegacionit europarlamentare për Evropën Juglindore Doris Pack, ka deklaruar, se zhvillimet e papjekura të së dielës përkeqësuan imazhin e vendit në tërësi. Sipas saj fakti që qeveria maqedonase nuk ka njohur shtetin e Kosovës, mund të jetë pretekst për shqiptarët etnik atje.

Gazetarja: “I zhgënjyer nga procesi i djeshëm elektoral BE vlerëson se Maqedonia nuk është ende gati për të kaluar nga statusi kandidat në hapjen e negociatave për anëtarësim”.

Cristina Gallach: “Një vend me status kandidat në BE i cili ka bërë kaq shumë përpjekje për progres, nuk vendoset në pozicion të mirë me fenomene të tilla. Zëdhënësja e Solanës Cristina Gallach, shpjegon se zgjedhjet ishin vendimtare. Për këtë arsye të gjithë përfaqësuesit e komunitetit europian bën thirrje ndaj liderëve politik dhe strukturave të sigurisë që të merrnin masat e duhura. Në tërësi situata nuk është e mirë por gjithsesi problemet duhen lokalizuar vetëm në disa zona, ndaj ne shpresojmë se në përsëritjen e zgjedhjeve do të merren të gjitha masat për të garantuar një proces të qetë dhe të ndershëm zgjedhor”.

E pyetur se kush konsiderohet përgjegjës për zhvillimet e djeshme, Gallach u shpreh, se duhet kthyer vështirmi ndaj drejtuesve politik të komunitetit ku u shfaq dhuna në një ditë që ne kërkonim paqe, stabilitet dhe shprehje të lirë të vullnetit qytetarë. Kjo është ajo çfarë ndodh në zgjedhje që çdo njeri të shpreh lirshëm votën për atë të cilën mendon se mund të përfaqësojë më mirë interesat e tij. Nëse kjo pengohet atëherë do të thotë se kemi të bëjmë me shkatërrim të themelit të demokracisë.

Shefi i diplomacisë europiane Javier Solana, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm sipas zëdhënëses Gallach me kryeministrin maqedonas dhe liderët politik të dy partive kryesore shqiptare atje. Duke e konsideruar në këtë mënyrë të pa fuqishëm shefin e qeverisë për të kontrolluar situatën.

Ndërkohë që komisioneri europian për zgjerim Olli Rehn, ka mbajtur kontakte vetëm me kryeministrin Gruevski, duke mirëpritur prej tij sinjalin për përsëritje të zgjedhjeve.

Komisioneri Rehn shpreh shqetësim për shfaqjen e dhunës dhe na vjen keq për qytetarët që humbën jetën thotë Cristina Nagi. Por për të patur një pasqyrë më të mirë mbi zgjedhjet, KE pret raportin përfundimtarë të ODIR dhe misioneve të tjera vëzhguese ndërkombëtare.

E pyetur mbi ndikimin në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE, Nagi u shpreh, se KE ka përcaktuar kushtet që ky vend duhet të përmbush për të hapur negociatat dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ishte kriteri kryesorë sipas saj.

Kjo deklaratë zbeh disi optimizmin e sllovenëve  të cilat me marrjen e  mandatit premtuan se gjatë drejtimit të tyre 6 mujorë të BE, Maqedonia do të mund të merrte përgjigje se në ç’datë do të nisnin bisedimet për anëtarësim./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj